Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Halil Agusholli” të Pejës, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё  Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se nga shpërthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr në QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë gjetur e sekuestruar një armë AK 47, tre karikatorë të së njëjtës armë, dhe 90 fishekë me kalibër 72 x 39.

“Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve””, thuhet në njoftim. Rasti ёshtё duke u hetuar nga njësiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё.