Mëngjesin e sotëm një shpërthim me bombol gazi në një restorant ka tronditur Beogradin. Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur të paktën 6 persona.   

Mësohet se një person është dërguar në Qendrën Emergjente për reanimacion, ndërsa tjetri ka djegie dhe dëmtime.

Këto janë pamjet e para pas shpërthimit në Beograd, tym nga ndërtesa, të plagosur ulur në rrugë.

Gazetarët raportojnë nga terreni se forca e shpërthimit shkatërroi dritaret dhe hekurat përreth. Zjarrfikësit dhe policia janë në terren.