Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte jashtë një zyre postare në një lagje historike në Romë të Italisë.
Një makinë shtë dëmtuar e për momentin nuk ka asnjë të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur përballë ndërtesës së Postës të Romës në rrugën Via Marmorata.
Informacionet e para flasin se shpërthimi ëshë shkaktuar nga dy pako bomba të radiokomanduara.
Policia italiane i ka kërkuar kohë mediave në dhënien e informacionit e po heton mbi atë çfarë ka ndodhur. Në vendngjarje ndodhet forcat e policisë shkencore e zjarrfikësit.





