BALLSH, 09 mars 2013– Shpërthimi i një depozite të nëndheshme nafte në uzinën e Ballshit ka bërë që një pjesë e ndërtesës të përfshihet nga zjarri.

Burimet paraprake nga vendi i ngjarjes rrëfejnë se në momentin e përhapjes së flakëve është dëgjuar edhe një zhurmë e madhe shpërthimi.

Ndërkaq, zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të vënë nën kontroll situatën. Raportohet për tre të lënduar. (vijon)