Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim bombe në një xhami, në perëndim të Afganistanit.
Sipas mediave, dhjetra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur në xhaminë “Jawadia”, e frekuentuar nga pakica shiite. Sulmi dyshohet se është kryer nga dy persona, sipas zyrtarëve lokalë të sigurisë.
Një prej sulmues qëlloi me armë ndaj besimtarëve në xhami, kurse personi i dytë shpërtheu eksplozivin.