Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në pjesën e jashtme të një banese në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, te banesa e shtetasit B.N., në Fllakë, e cila në fakt është e pabanueshme.

Raportohen vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.