Një shpërthim ndodhi të premten pranë Murit Perëndimor dhe Xhamisë Al-Aksa, kur një raketë iraniane goditi Lagjen Hebraike në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Pamjet video nga zona tregojnë momentin kur një fragment i një rakete balistike iraniane goditi qytetin, duke dëmtuar një parking në lagje, rreth 350 metra larg nga Mali i Tempullit.

Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, raketa u rrëzua para se të arrinte në objektiv, por fragmente të saj ranë dhe shkaktuan dëme në vendngjarje. Incidenti ndodhi rreth 400 metra larg Murit Perëndimor dhe kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, në zonën e Malit të Tempullit.

Shërbimet mjekësore nuk raportuan viktima nga sulmi, megjithëse dëmet mbeten të konsiderueshme në zonën e parkingut. Nga ana e saj, Irani nuk ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me sulmin.

“Regjimi iranian dëshmon edhe një herë se po qëllon pa dallim – qoftë në zona civile apo në vende të shenjta – të gjitha me qëllim shkatërrimin e Izrael”, tha IDF në një postim, duke ndarë edhe një foto nga vendi i ngjarjes.

“Ajo që shihni këtu është rezultat i raketave iraniane. Qyteti i Vjetër në Jerusalem, pikërisht pranë Malit të Tempullit, u godit nga fragmente raketash iraniane”, theksojnë ata.