Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal tek vendi i quajtur “Fermentimit” pranë zonës industriale. Nga shpërthimi me tritol nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja u konstatua mëngjesin e sotëm rreth orës 05:50, kur pronari i lokali, 65-vjeçari F.K. ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).
Grupi hetimor, në bashkëpunim me prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.





