Fushë Krujë, 14 shtator 2014 – Një shpërthim me tritol eshte regjistruar ne oret e para te mengjeist te sotem në një ndërtesë 3-katëshe në Fushë-Krujë.
Nga të dhënat e para mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në katin e parë të objektit, i cili ndodhet rreth 30 m larg nga rajoni i policisë.
Mësohet se objekti është në pronësi të shtetasit Esat Karaj, ndërsa kati i parë, ku ndodhi shpërthimi, përdorej si dyqan dhe ishte i lëshuar me qira.
Nga shpërthimi me tritol nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





