Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë. Paraprakisht bëhet me dije se ngjarja ndodhi në oborrin e një shtëpie në Ishull-Shëngjin.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.