15 tetor 2013- Gjatë orëve të vona të ditës së hënë, një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur pranë një lokali tek stacioni i Shkozetit, në Durrës. Një sasi tritoli ishte vendosur pranë derës së lokalit, e për pasojë është dëmtuar qepeni dhe dera e xhamit të lokalit, ndërsa policia bën me dije se nuk ka pasur persona të lënduar.Një nga patrullat e policisë ishte fare pranë lokalit në momentin e shpërthimit, por nuk ka mundur të identifikojë autorët, të cilët kanë përfituar nga errësira duke u larguar.