Të shtëna me armë zjarri pranë një parkingu si dhe dy shpërthime janë dëgjuar në terminalin e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, ndërsa raportimet e para flasin për 10 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur mes pasagjerëve që prisnin të udhëtonin.

Automjete të shumta emergjencash kanë shkuar për në vendngjarje, ndërsa periferia e aeroportit është bllokuar për kalimin e mjeteve të tjera. Mësohet gjithashtu se janë ndaluar edhe linjat e metrove që të dërgonin në këtë aeroport.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, taksitë e ndodhura aty janë duke transportuar të plagosurit për në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mediet turke raportojnë se kanë qenë dy kamikazë që hodhën veten në erë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

 

 

.