Super miqësorja mes dy përfaqësueseve, Belgjikës dhe Portugalisë është anuluar. Shpërthimet terroriste në Belgjikë kanë bërë që autoritetet belge të anulojnë miqësoren.
Ndeshja pritej të luhej më 29 mars. Shumë shpejt pritet që të merret vendimi edhe për anulimin e ndeshjeve të Play Of-it në Kampionatin belg.
Kombëtarja belge ndërkohë ka ndërprerë stërvitjen e sotme, teksa futbollistët pritet që të kthehen në skuadrat e tyre.