Konflikti që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme ka prekur edhe yje të futbollit botëror si Cristiano Ronaldo. Së fundmi, Irani goditi edhe Arabinë Saudite, ku të paktën dy shpërthime të fuqishme goditën Ambasadën Amerikane në Riad. Tensioni i lartë ka bërë që familja e legjendës portugeze të largohet menjëherë nga Arabia Saudite, në mes të natës.
Sipas mediave, avioni privat i CR7 është parë të largohet nga Arabia Saudite menjëherë pas shpërthimeve të ndodhura në Riad.
Ronaldo jeton në kryeqytetin saudit së bashku me familjen e tij. Sipas të dhënave të siguruara nga sistemi i gjurmimit të fluturimeve, avioni privat i Ronaldos realizoi me sukses fluturimin prej afro 7 orësh duke zbarkuar në Madrid.





