Tiranë, 4 mars 2014 – Sulmet me tritol brenda komisariatit të Fushë-Krujës janë cilësuar si akte terroriste nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas organit të akuzës për dy ngjarjet e regjistruar në distancë rreth një muaj e gjysëm njëra nga tjetra janë hapur tre pista hetimi. 

Pista e parë ka të bëjë me përhapjen e panikut në populate; pista e dytë lidhet me presionin ndaj policisë dhe pista e tretë mund të ketë të bëjë me ndonjë konflikt të mundshëm të drejtuesve të policisë. 

Lënda e përdorur në sulmet ndaj komisariatit të Fushë-Krujës dyshohet të jetë eksploziv për minierat. Sipas Prokurorisë, autori I kësaj vepre penale rrezikon dënim nga 15 vite burg deri në në burgim të përjetshëm. 

Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli shpërtheu në komisariatin e Fushë-Krujës. Lënda plasëse u hodh në oborrin e komisariatit. Për pasojë nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete. Tritoli ra mbi njërën nga automjetet e parkuara. Në datë 20 janar të këtij viti një shpërthim i ngjashëm u regjistrua po në këtë komisariat.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/