Një shpërthim i fuqishëm në hyrjen e pallatit ku banonte në Shkodër i mori jetën Hysni Ymerit, 67 vjeç. Ai sapo kishte hyrë në pallat për t’u nisur drejt spitalit tek bashkëshortja, por u godit nga shpërthimi dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda në kokë.

Hysni Ymeri ishte vëllai i një personi të dënuar për një vrasje në vitin 1995, ku humbi jetën Shefqet Çekorja. Familjet tentuan më pas një pajtim, por historia e dhunës në familjen Ymeri vazhdon të mbetet e trazuar, përfshirë incidente të tjera të lidhura me vrasje në vitet e fundit.

Policia po pret vendimin e antiterrorit për të përcaktuar nëse shpërthimi ishte aksidental apo i qëllimshëm.