Pas shpërthimit të bombolës së gazit një ditë më parë në Vlorë, në një pikë që shërben për furnizimin me gaz, policia ka arrestuar sot pronarin e saj.
Në pranga ra Gazmor Lelo, 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17:35, kur në këtë dyqan shpërtheu një bombol gazi, për pasojë u plagosën 2 shtetas, N.C., 67 vjeç dhe shtetasi Gj.Xh., 53 vjeç.
Të dëmtuarit ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore, dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të Gamzor Lelos i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.





