Ditën e sotme ka ndërruar jetë në Itali dhe vajza e dytë e familjes Gjoka nga Gajushi i Lezhës, pasi më 4 korrik në hotelin ku ndodheshin këto të fundit shpërtheu bombola e gazit.
Ka humbur jetën Klarisa Gjoka, 15-vjeçe, pasi pavarësisht trajnimit mjekësor nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.
Disa ditë më parë ndërroi jetë motra e saj, Daniela Gjoka, 19 vjeçe, të cilës sot iu bë ceremonia mortore
Në gjendje të rëndë mësohet se është edhe nëna e fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë teksa nëna me tre fëmijë ishte duke pastruar hotelin në Velipojë.
Fillimisht 4 anëtarët e familjes Gjoka iu nënshtruan mjekimit në Tiranë, por për shkak të plagëve të rënda u dërguan me shpenzimet private në Itali.
Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i rrjedhjes së gazit e më pas shpërthimi ishte një gabim njerëzor pasi dyshohet se një nga anëtarët e familjes kishte harruar bombolën hapur gjatë natës.
Për ngjarjen është arrestuar tregtari i bombolave të gazit.
Sipas policisë është konstatuar se gazi që përdorej në hotel, tregtohej në kundërshtim me ligjin nga 46-vjeçari, të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.