Tri ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç, inspektorët e ISHTI-së kanë vendosur të bllokojnë karburantin.

Grupi i inspektorëve do të shkojë mesditën e sotme, në orën 12:00, në pikën e karburantit për ta bllokuar atë, për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.