Banorët e Porto Romanos në Durrës, kanë treguar se nga shpërthimi i fuqishëm, janë zgjuar të tmerruar nga gjumi.
“Sapo kishim rënë në gjumë. Ishte rreth mesnatës, ora 00:00, kur u dyshua një si rrufe dhe u trondit vendi. Ne nuk dolëm, por të tjerë banorë dolën se u trembën. Të gjithë banorët janë trembur sepse nuk pritej një shpërthim aq i fortë”, thotë një komshi me banesën tre-katëshe ku ndodhi shpërthmi i eksplozivit.
Një tjetër banor thotë se e gjithë lagja u vu në panik. Ishte qetësi e madhe dhe sapo kishin rënë të flinin njerëzit kur u dëgjua shpërthimi që pasoi menjëherë me thyerjen e xhamave të lokalit, por si pasojë e shpërthimit pati edhe thyerje xhamash të banesave aty pranë. “Kishte një valë shpërthimi që theu xhamat edhe të një banese përballë”.





