Rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit Ilir Koçilja, në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve”,– njofton policia.

Policia dhe grupi hetimor ka rrethuar zonën, sikundër duket nga pamjet e sjella nga operatori Denis Simaku për “DurrësLajm”, ndërsa vijon puna për të zbardhur rrethanat.