Për incidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në pronën e familjes Bishtogu, në fshatin Kakavec të Prrenjasit, ka folur nga spitali edhe një 45-vjeçar, i cili mbeti i plagosur, së bashku me tre të tjerë.

Olsi Elezi ka marrë plagë në të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit. Ngjarja ka ndodhur në momentin që ai së bashku me anëtarë të tjerë të familje po punonin me bel tokën e shtëpisë.

Ai ka rrëfyer nga dhoma e spitalit se ishin katër persona që po punonin tokën kur ndodhi ngjarja dhe se “nuk e mori vesh” si plasi granata.

45-vjeçari u shpreh se nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai ende në gjendje shoku nga shpërthimi që i shkaktoi dëme në të dyja këmbët.

Sakaq, mësohet se dy kunatat nga fshati Karkavec që mbetën të plagosura nga shpërthimi janë dërguar nē Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar për shkak të plagëve më të rënda që kanë marrë.