Durrës – Në lagjen nr.1, pranë një ndërtese që më parë ka funksionuar si hotel dhe tashmë është jashtë përdorimit, është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për përcaktimin e llojit të lëndës, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm. Veprimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.





