Bashkia e Durrësit ka dalë në një njoftim për banorët e lagjes nr.18 në afërsi të pallatit nr. 122 ku do të kryhet shpërthimi i kontrolluar ditën e hënë, për të cilin njoftoi edhe më herët DurrësLajm.

Bashkia thotë se “Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e hënë, datë 10 janar 2022, nga ora 12. 00 deri në orën 17.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme. Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00”.

Njoftimi i plotë nga Bashkia Durrës:

Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës(IMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 8 katësh nr.122 📍në njësinë administrative nr.4, rruga “Aleksandër Goga” Durrës. Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që 🗓 ditën e hënë, datë 10 janar 2022, nga ora 12. 00 deri në orën 17.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme. Shpërthimi do të kryhet në orën 🕑 14.00. Ju falenderojmë për mirëkuptimin.