“Burrneshë” e quan Monika Kryemadhin, kreu i LRI-së së Durrësit Arb Shtylla, pas protestës dhe shpërthimit që kryetarja e partisë së tretë më të madhe në vend, pati në sallën e Kuvendit shqiptar.

Shtylla ka publikuar një foto nga protesta e djeshme e opozitës, ku Kryemadhi kishte marrë fjalën me mikrofon, të cilës i ka mbivendosur etiketimin “Burrneshë”.

Kryemadhi shpërtheu dje në sallën e Kuvendit duke ofenduar Ramën, duke hequr çizmet dhe duke goditur me to në drejtim të tij, pamje këto të pazakonta nga një deputete dhe kryetare partie.