Pas shpërthimit të lëndës plasese në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, policia e Shkodrës prej një ditë më parë ka caktuar dy punonjës policie në shërbim të Sterkaj.
Efektivët do të jenë në vëzhgim të lëvizjës së tij dhe të familjarëve deri në një afat të pa përcaktuar kohorë. Ndërkohë Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet sot ku do të jëte mbledhja për situatën e gjyqtarit Sterkaj.
Kujtojmë se jë sasi e vogël tritoli u vendos paraditen e 28 prillit në portën e banesës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Tonin Sterkaj. Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij. Pista kryesore e hetimeve lidhet me detyrën e Tonin Sterkajt si gjyqtar, megjithatë po hetohen dhe pista të tjera.