Një ditë më parë në banesën e shtetases Frida Sala dhe djalit të saj Dori Sala shpërtheu një sasi tritoli. Prokuroria e Shkodrës bën me dije se një prej pistave kryesore ku është përqendruar organi i akuzës dhe policia vendore e Shkodrës lidhet me aktivitetin e djalit të 62-vjeçares.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit të së hënës. Banesa e nënë e bir ndodhet në lagjen “Tom Kola”. Deri tani dyshohet se lufta mes grupeve kriminale për dominimin e basteve online dyshohet se ka sjellë edhe vendosjen e tritolit në banesën e Dori Sala.
“E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di se kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”, ka deklaruar Dori Sala.