Këto janë pamjet e frikshme që tregojnë se si llava e kuqe dhe e nxehtë e vullkanit Etna arriti deri në qiell.
Kjo u vu re mëngjesin e së dielës, kur qielli u mbulua me tym dhe hi të zi.
Aktiviteti vullkanik nga krateri ‘Voragine’ i Etna-s është intensifikuar këtë javë, me shpërthime të fuqishme pas një përgjumjeje katërvjeçare.
Etna dhe Stromboli janë vullkanet me shpërthimet më të dhunshme për shkak të ndryshimeve të vogla në përbërjen kimike të magmës së tyre.
Vullkani Etna, 3330 metra i lartë është vullkani aktiv më i lartë në Evropë.
Ai besohet të ketë historinë më të gjatë të dokumentuar të shpërthimeve mes të gjithë vullkaneve, me të dhëna që datojnë që në vitin 425 p.e.s.