Gazetari Ronald Gjoshi ka sjellë përjetimet e banorëve të Gramshit pranë vendit ku ndodhi shpërthimi me tritol e cila plagosi dy vëllezër në makinën e tyre teksa po ecnin në Unazën e qytetit.

Një burrë dhe një grua që kanë shtëpinë pranë rrugës ku ndodhi ngjarja thonë se u duk si një bombë atomike shpërthimi.

‘Plasi shpërthimi. U trembëm, filoi që tek benzi i parë filloi. Kur ndaloi këtu, plasi si bombë e madhe. Dy vëllezërit nuk i njoh, njoh famijlen. Njerëz të urtë.

Babai i dy fëmijëve ka qenë në uzinë. E ëma është pastruese tek shkolla. I ati në pension. Nuk i njoh për njerëz të këqij. Çunat nuk i njihja.’

‘Në banesë nuk ka patur, por makina është dëmtuar. U trembëm. Lajmëruam policinë, zjarrfikësin. Të atin ia njoh. Ishim brenda në shtëpi. U duk si bombë atomike. Kam 11 vjet që e kam ble makinën, por llamarina rregullohet.’