24korrik 2015 – Lajm i keq vjen nga Bari. Policia italiane ka arritur të konkludojë se një prej punëtorëve, që humbi jetën sot në fabrikën e fishekzjarreve në Bari, është shqiptar.
Emri i tij pohohet se është Saimir Merja, 28 vjeç. Ai u identifikua mes 7 viktimave të deritanishëm. Shpërthimi ndodhi në fabrikën “Bruscella”, kur në atë moment ndodheshin brenda 14 vetë.
Deri në orët e vona është bërë verifikimi i zonës për të bërë shpërthimin e komanduar të eksplozivit të përhapur. Sipas policisë, do të duhen të paktën 24 orë, që zjarrfikësit të sinjalizojnë se rreziku ka përfunduar.
Mes viktimave janë: një shqiptar, tre italianë dhe dy indianë. I plagosur ka mbetur një prej pronarëve të fabrikës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





