Gati dy muaj pas shpërthimit në një lokal bastesh në Imperia të Italisë, ku dy shqiptarë humbën jetën dhe një i tretë u plagos, grupi hetimor ka dalë në përfundimin se ata ishin thjesht ekzekutorët.

Viktimat ishin: Albert Jakupaj dhe Aramit Ismajlukaj. I vetmi i mbijetuar ishte Mretjev Ismajlukaj. Dy të parët ishin afruar afër lokalit të basteve, por kur hodhën pakon me eksploziv u dëmtuan dhe vetë. Njëri prej tyre vdiq në vend e tjetri në spital.

Sipas policisë, po hetohen porositësit e tyre. Pas ngjarjes u tha se shqiptarët po bënin presion për të mbledhur borxhet e mbetura apo kamatat që ishin vënë nga mafia. Për këtë po vazhdojnë hetimet.