Policia e Tiranës jep detaje mbi ngjarjen e ndodhur sot në Vaqarr, aty ku 5 persona mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi.

Policia bën me dije se dy prej tyre ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nga hetimet paraprake rezulton se pika e furnizimit të pikës së karburantit me lëndën djegëse benzinë, ndodhet në brendësi të lokalit, ku gjatë furnizimit të kësaj pike karburanti dyshohet se ka ndodhur një reaksion kimik duke kthyer lëndën djegëse të benzinës nga të lëngët në të gaztë.

Si pasojë e një shkëndijë elektrike në ambientet e lokalit është shkaktuar  ndezja e lëndës  duke shkaktuar edhe shpërthimin ku mbetën të dëmtuar shtetasit:

– E. L., 24 vjeç

– N. H., 23 vjeç

– A. L., 53 vjeç

– L. D., 48 vjeç

– M. M., 38 vjeç

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.