Policia e Durrësit ka dhënë informacionin zyrtare rreth shpërthimit që ndodhi mbrëmë në një lokal në Fushë-Krujë, duke konfirmuar se ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Blutë informojnë se në bar-kafenë në pronësi të shtetasit I.L. 58 vjeç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e cila ka shkaktuar dëme materiale.
Ndërkohë autorët që fshihen pas këtij akti, mbeten ende të pazbardhur.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





