Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa 31 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi i madh që tronditi një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit të martën.

Ndërsa pesë persona mbeten ende të zhdukur, pas shpërthimit në Chempark, që cilësohet një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh.