Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të cilët u plagosën rëndë këtë mëngjes nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë.
Në një postim në rrjete sociale, ministrja shkruan e mjekët po bëjnë maksimumin për të plagosurit por situata mbetet tejet kritike.
“Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë.
Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike.”, shkruan Manastirliu.