Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin e shpërthimit te lokali përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Sipas pamjeve filmike, mësohet se autori ishte me kostum sportiv dhe kapuç dhe u largua në këmbë pasi hodhi lëndën plasëse në orën 03:30 të mëngjesit.
Ai la pakon brenda rrethimit të lokalit ndërkohë që një nga pistat që po hetohet është konkurrenca.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.





