7nëntor 2015 – Tenderi qeveritar për blerjen e 44 makinave “Jaguar” vazhdon të shkaktojë diskutime. Kësaj here është ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika, që ka zgjedhur të ironizojë vendimin e qeverisë.

“Nga 44 Jaguarët, të parin ma bënë mua dhuratë! Them ta pranoj se qenka plaçkë e mirë” shkruan Gjika në rrjetin social Facebook.

Kryeministri Rama ka mbrojtur në Kuvend vendimin e qeverisë, me argumentin se “Jaguarët” kushtojnë më lirë sesa Mercedezi apo Volswageni.

Gjika u zëvendësua për zgjedhjet e 21 qershorit me mjekun Dritan Leli, i cili fitoi bashkinë.

/portali DurresLajm/