Para disa javësh u përfol se kompozitori shqiptar Shpëtim Saraçi ishte larguar përfundimisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Menjëherë pas lajmit ka reaguar edhe vetë kompozitori i cili pohoi se ende largimi nuk ishte përfundimtar. Në disa foto të siguruara nga Blitz.al duket se Shpëtimi është duke u kthyer sërish në vendin e tij.
Kompozitori është parë në aeroportin “John Kennedy” në Nju Jork, të cilat na tregojnë se Shpëtimi është nisur drejt Shqipërisë.
Siç e shohim edhe nga fotot, ai shfaqet vetëm, pa bashkëshorten e tij, këngëtaren e dashur Mira Konçi dhe nuk dihet ende nëse kthimi i tij do të jetë definitiv.





