Afro 1300 migrantë, të cilët janë shpëtuar gjatë fundjavës, kanë arritur në Siçili të Italisë, ka njoftuar Roja Bredetare italiane.
Italia është duke u përballur me një fluks të madh të migrantëve këtë vit. Sipas shifrave, gjatë këtij viti, më shumë persona nga Afrika e Veriut, kanë arritur në Itali me varka se sa në tre vitet e fundit. Ndërsa në ditët e ardhshme pritet të arrijnë edhe 500 emigratë në Siçili.
Autoritetet italiane dhe organizatat që ndihmojnë në shpëtimin e migrantëve në Mesdhe, kanë njoftuar se një migrant 16-vjeçar ka ndërruar jetë në anijen e shpëtimit, për shkak të një sëmundjeje e cila mbetet e panjohur.
Sipas Ogranizatës Ndërkombëtare për Migrantë, më 2 mars, 487 migrantë kanë humbur jetën duke tentuar të kalojnë Detin Mesdhe.