Shërbimi Kufitar Kombëtar i Panamasë njoftoi se personat që po lëviznin me varka janë nga Venezuela, Ekuadori, Kolumbia, Bangladeshi dhe Peruja.
Këto varka drejtoheshin nga pesë persona me kombësi kolumbiane, por më pas u vunë nën kontrollin e autoriteteve.
Autoritetet deklaruan se që nga prilli, policia panameze ka shpëtuar 426 emigrantë dhe ka arrestuar 42 persona.
Panamaja është bërë një rrugë tranziti për emigrantët të cilët nga Amerika e Jugut përpiqen të arrijnë në Shtetet e Bashkuara përmes Amerikës Qendrore.
Në fakt, më shumë se 307 mijë persona kanë kaluar xhunglën Darien, në Kolumbi, një shifër më e lartë se ajo e të gjithë vitit 2022, kur kanë kaluar 248 mijë emigrantë.
Ata janë kryesisht nga Venezuela, Ekuadori dhe Kolumbia, megjithëse ka edhe aziatikë dhe afrikanë.