Më shumë se 180 njerëz u shpëtuan dhe pesë të tjerë vdiqën gjatë fundjavës pasi u përballën me ujin e ftohtë të detit dhe temperatura nën zero të ajrit,, teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit për në Mbretërinë e Bashkuar
Prefektura detare tha se kishte qenë në gatishmëri që nga e premtja dhe të paktën katër operacione shpëtimi ishin kryer, me pesë persona të vdekur në orët e para të së dielës në brigjet e Wimereux, në Pas-de-Calais.
“Në total, 182 persona u shpëtuan në det të hapur nga autoritetet franceze gjatë natës së 13 janarit dhe gjatë ditës më 14 janar”, tha prefektura në një deklaratë.
“Përballë kësaj situate, ne nuk do të dorëzohemi. Forcat e rendit janë mobilizuar plotësisht për të luftuar kundër kalimeve detare dhe për të shpëtuar jetë”, theksoi ai.
Sipas The Guardian ka shqetësime të shtuara se më shumë emigrantë do të përpiqen të kryejnë kalimin ilegal drejt Britanisë në mot të ftohtë, duke rrezikuar vdekjen brenda pak minutash nëse bien në det.