Një familje e cila ishte e bllokuar prej disa orësh është mundur që të evakuohet në Fier.

Shërbimet e Policisë së DVP Fier në bashkëpunim me repartin special “Delta” bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e një familjeje me tre persona në fshatin Ferras. të cilët ishin në rrezik për jetën si pasojë e prujeve të mëdha të lumit Vjosë.

Uji kishte hyrë në banesën e tyre duke ua bërë të pamundur largimin nga shtëpia.