9 korrik 2015 – Një vajzë 24 vjeçe ka mundur të shpëtojë nga një djalë dy vjet më i vogël se ajo në moshë, i cili do ta trafikonte si prostitutë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës mundi të arrestojë 22-vjeçarin Xhino Rrapaj, i cili po përgatitej ta trafikonte shtetasen D.K. në drejtim të Italisë.
Rrapaj u arrestua në flagrancë në lagjen “10 Korriku” të Vlorës, në banesën e marrë me qira nga 24-vjeçarja. Kjo e fundit ishte banuese në Kallëm të Fierit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/