Anija e peshkimit ALMAR ka dhënë alarmin sot në mesditë në kapitenerinë e portit të Durrësit. Një prej katër marinarëve që gjendej në bord të saj ka patur shqetësime shëndetësore dhe është ndjerë keq gjatë gjuetisë.

Anija e ka dhënë sinjalin e këkrimit të ndihmës ndërsa gjendej 17 milje në very të Bisht Pallës. Menjwherë janë nisur në drejtim të saj mjete të rojes bregdetare, dhe është bwrë transportimi i marinarit të sëmurë fillimisht nw Bisht Pallë e më pas në spitalin e Durrësit.

Sipas burimeve zyrtare marinari Kapzhiu pas ndërhyjres së mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.  

K.H.