Klajdi Qato, 25 vjeç u nxor nga rrënojat e hotelit shëndoshë e mirë.

I riu ka qëndruar përreth 20 orë nën rrënoja që kur vendi u godit nga tërmeti i fuqishëm rreth orës 4:00 të mëngjesit së të martës. Nxjerrja e tij është pritur me lot gëzimi nga familjarët. I riu është fshehur nën krevat gjatë këtyre orëve.

Pas nxjerrjes fatmirësisht gjallë nga rrënojat, Klajdi Qato eshtë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.