Itali, 30 qershor 2014 – Një peshkarexhë e cila kishte në bord 600 refugjatë nga vendet afrikane është shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Marina Ushtarake italiane në ngushticën e Siçilisë.
Mësohet se mes 600 refugjatëve gjendeshin edhe 30 të vdekur. Viktimat kanë humbur për shkak të asfiksisë. Ndërkaq policia italiane ka transportuar anijen në portin e Pozzallos ku edhe po kryhet zhvendosja e trupave të pajetë nga peshkarexha.
Siç raportojnë mediat italiane në bordin e peshkarexhës ndodheshin gjithashtu edhe gra shtatzëna dhe fëmijë të cilët fatmirësisht kanë arritur të shpëtohen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





