Anri Kashiku është i riu që humbi jetën pasi arriti të shpëtonte dy të mitur që po mbyteshin në Durrës.

Mësohet se ai ka lindur në Librazhd dhe banues në sektor “Rinia” të Durrësit.

Pasdrekën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare u angazhuan në një operacion kërkim-shpëtimi për të riun dhe kanë mundur ta gjejnë dhe nxjerrin nga uji, trupin e pajetë të të riut.

Dy 15-vjeçarët ndërsa po laheshin në det, rrezikuan të mbyteshin në Sektor ”Rinia”, në Durrës. Menjëherë në ndihmë të tyre është futur 18-vjeçari për t’i shpëtuar.

Dy të miturit kanë dalë nga deti dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë.