14 nëntor 2015 – Ishte telefoni ai që i shpëtoi jetën, francezit. Silvestre është një qytetar francez që ndodhej pranë stadiumit Stade de France, nga ku është qëlluar me një plumb, gjatë sulmit terrorist të ndodhur në këtë zonë. Por fatmirësisht telefoni ishte ai që u godit duke mos lejuar depërtimin e plumbit.
“Ky telefon e mori plumbin, është ai që më shpëtoi mua.”, shprehet ai. Ndërkohë që një plumb tjetër e ka marrë në këmbë por pa rrezik për jetën.
/portal DurresLajm/