12 korrik 2014 – Një studente i ka shpëtuar jetën të dashurit të saj të ri në momentin kur ai po vuante nga një atak në zemër, teksa i ka dhënë puthjen e jetës.
Zach Selby 19 vjeç dhe Chloe Tones 16 vjeç kanë planifikuar një udhëtim për të festuar takimin e tyre të parë i cili ishte shumë i veçantë.
Çifti i ri i cili kishte takimin e parë në lidhjen e tyre janë përballur me një ngjarje që i ka bërë ata më të lidhur me njëri-tjetrin.
Në momentin që po njiheshin djali ka filluar të ndihet keq dhe ka rënë në tokë, dhe vajza i ka bërë frymëmarrje për 40 minuta duke u konsultuar me telefon me stafin e ndihmës së shpejtë.
Djali pasi ka arritur në spital u ka thënë doktorëve se e dashura e tij e re i ka shpëtuar jetën.
Pas kësaj lidhja e tyre është bërë më e fortë dhe çifti i ri e quajnë këtë ngjarje një rastësi me rëndësi për vazhdimin e lidhjes së tyre.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





