Dy të rinjtë nga qyteti i Pogradecit që shpëtuan një 31 vjeçar i cili kërcënonte se do hidhej nga ballkoni i katit të gjashtë mesditën e kësaj të enjte kanë folur duke treguar sesi e menaxhuan situatën.

Ernest Dautllari dhe Erik Oshafi, thanë se rastësisht u gjendën në vendngjarje dhe kur panë që efektivët e Policisë nuk arritën ta bindnin 31-vjeçarin të hiqte dorë nga akti, ata janë ngjitur në katin e gjashtë dhe e kanë shpëtuar.

Ndër të tjera ata treguan se 31-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe shprehej se ishte mërzitur nga njerëzit që e tallnin.

“U ngjita lartë kur pashe qe dera ishte si e mbyllur tentova te shtyja por jo me pas e shtyva me dru. Kur hyra brenda pashe qe personi po godiste mamanë e tij me bërryl me fytyre dhe ajo për një moment e lëshoi. Ne momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejte tij duke ia vene dorën tek bluza dhe e tërhoqa për brenda. Ndërkohe dhe unë po bërtisja për ndihme pasi ai tentonte vazhdimisht te shkonte drejt dritares dhe te hidhej. Personi thoshte qe jam mërzitur nga fjalët e njerëzve, ata me tallin ishte i bullizuar. Nuk ishte ne vetëdije mendoj se kishte konsumuar alkool”, – thanë ata.

Deklarata e tyre e plotë:

Në atë moment para se të shkonim tek vendi ku ndodhi vendngjarja ishim ne xhami për t’u falur pasi jemi besimtar. Pasi mbaruam ritualin u nisëm për të shkuar në shtëpinë time dhe duke ikur rrugës pamë që disa gra dhe fëmijë po bërtisnin. Ngritëm kokën lart dhe pamë një djalosh që po tentonte t’i jepte jetës fund. Ishte në pallat në katin e 6-të, tek motori i kondicionerit.

Në momentet e para po i flisnim duke i thënë ‘nuk duhet ta bësh, pasi je ende i ri’. Rreth 4 minuta më vonë vijnë 2 policë, të cilët i kishin njoftuar njerëzit që ishin mbledhur në vendngjarje. Dhe policët nisën t’i flisnim me fjalë të mira, që mos t’i jepte fund jetës. U përpoqën ta mbanin disa minuta me fjalë të mira, por kur e panë që i riu nuk po vepronte, atëherë një polic tentoi të ngjitej lart, por kur u kthye erdhi duarbosh. U ngjit prapë polici, prapë duarbosh erdhi.

Aty e kuptuam dhe morëm guximin të ngjiteshim vetë lart, frikë apo jo na u dhimbs shumë ai person se e njihnim edhe më parë. U nisa vete njëherë pastaj edhe shoku erdhi me mua, pas meje erdhi dhe një polic. Kur pashë që dera ishte si e mbyllur tentova ta shtyja, por jo më pas e shtyva me dru. Kur hyra brenda pashë që personi po godiste mamanë e tij me brryl me fytyrë dhe ajo për një moment e lëshoi. Në momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejt tij duke ia vënë dorën tek bluza dhe e tërhoqa brenda.

Ndërkohë dhe unë po bërtisja për ndihmë, pasi ai tentonte vazhdimisht të shkonte drejt dritares dhe të hidhej. Personi thoshte që jam merzitur nga fjalët e njerëzve, ata me tallin ishte i bullizuar. Nuk ishte në vetëdije, mendoj se kishte konsumuar alkool. Në momentin që sa e futa brenda m’u thanë krahët, pasi nuk më kishte ndodhur një ngjarje e tillë, pastaj kur pashë që u rrethova nga policët, ambulanca, zjarrfikësja u qetësova.

Po kur unë e shpëtova, vetëm 2 policë ishin, forcat e tjera erdhën më vonë. Brenda në banesë isha unë dhe ëma, po ajo ishte e vjetër dhe mezi po rezistonte ta mbante. Këtë vepër e kemi bërë vetëm për hir të Zotit dhe them që kush shpëton një jetë të një njeriu, është njësoj sikur ka shpëtuar të gjithë njerëzimin. Kemi pritur sa kanë ikur policët, ambulanca më pas ikëm. Nuk thamë gjë, as e dinim që ishte bërë e madhe, vetëm kur hymë në rrjete sociale që pamë që aktin tonë e kishin shpërndarë. Ndihemi shumë të lumtur që kemi shpëtuar një jetë njeriu.